Site icon Telegrafi

Anija gjigante humb kontrollin në brigjet italiane të Amalfit, godet dy varka – turistët shikojnë të habitur

Në brigjet italiane të Amalfit, një anije gjigante luksoze kishte humbur kontrollin duke goditur varkat e vogla pranë portit – derisa turistët shikonin të shokuar.

Pamjet e publikuara më poshtë, shfaqin anijen që futet në portin e Sorrentos në afërsi të Napolit, duke goditur dy varka – duke vazhduar tutje në përplasjen e varkave tjera, transmeton Telegrafi.

Një person mund të dëgjohet duke thënë në anglisht ‘çfarë dreqin’, ndërsa trageti i madh i quajtur ‘Isola di Capri’ përplaset me anijet më të vogla në gji.

Anija përfundimisht ndalon, me personin që filmon duke e kthyer kamerën drejt vetes dhe duke thënë ‘e pabesueshme’ sikur mezi e besojnë atë që po shohin.

Mediat lokale raportojnë se mjeti lundrues ka qenë jashtë kontrollit përpara se të shkaktonte aksidentin, dhe se më pas në vendngjarje mbërriti autoriteti portual për të hetuar.

Aktualisht është e paqartë pse anija e madhe, në pronësi të kompanisë së transportit Caremar, përplasi varkat, por mediat lokale spekuluan se shkaku mund të ishte një dështim mekanik që pengonte kapitenin të kthehej mbrapsht. /Telegrafi/

Exit mobile version