Telegrafi

Anija ‘gjigante’, më e madhja në botë do të nisë ekspeditën nga Miami – por, pse është shqetësuese?

Anija më e madhe e lundrimit në botë do të nisë ekspeditën nga Miami, Florida, në udhëtimin e saj të parë mes shqetësimeve për ambientin për lirimin e metanit.

Siç raporton BBC, përcjell Telegrafi, anija “Icons of the Seas” 365 metra e gjatë ka 20 kuverta dhe mund të strehojë një maksimum prej 7,600 pasagjerësh në bord. Ajo është në pronësi të Royal Caribbean Group.

Anija po nis një udhëtim shtatë-ditor në eksplorimin e ishujve tropikalë.

Megjithatë, aktivistët e ambientit ngritën alarmin se anija me gaz natyror të lëngshëm do të lirojë metan të dëmshëm.

“Është një hap në drejtimin e gabuar”, deklaroi Bryan Comer, drejtor i Programit Detar në Këshillin Ndërkombëtar për Transportin e Pastër (ICCT).

“Ne vlerësojmë se përdorimi i gazit natyror të lëngshëm si lëndë djegëse detare lëshon mbi 120 për qind më shumë emetime të gazit serrë të ciklit jetësor se sa nafta e gazit detar”, tha ai.

Në fillim të kësaj jave, ICCT publikoi një raport, duke argumentuar se emetimet e metanit nga anijet me karburant me gaz natyror të lëngshëm ishin më të larta se sa supozoheshin rregulloret aktuale. /Telegrafi/