Site icon Telegrafi

Anija ekologjike që mbledhë nga pesë ton mbeturina në ditë, i riciklon për t’i kthyer në energji për vazhdimin e lundrimit (Video)

Në Southampton të Anglisë është prezantuar anija ekologjike e cila do të mbledhë për çdo ditë nga pesë ton mbeturina në det, për t’i kthyer në energji me të cilën do ta vazhdojë lundrimin e mëtejmë.

Ocean Saviour që do të kushtojë 45 milionë euro, bëhet lundra e parë që mbledhë plehra, teksa masën e mbledhur e kthen në energji të ripërtitshme, transmeton Telegrafi.

Plastika do të copëtohet dhe bluhet nga makineria brenda anijes, që do ta shkatërroi në tërësi me ndotje minimale të ajrit.

E quajtur si ‘kombajna e vjeljes së detit’ do t’i ketë dy kënde nga 70 metra, nëpërmjet të cilave, do të grumbullojë të gjitha plehrat që ndodhen në sipërfaqe. /Telegrafi/

https://youtu.be/LhpkZaVG_wk

Exit mobile version