Kompania Van Geest Designa ka dizajnuar konceptin e ri të anijes, së inspiruar nga shtëpitë e kohës së Romës së dikurshme.
Fjala është për anijen Domus, që sipas gjuhës latine do të thotë “shtëpi”, transmeton Telegrafi.
Dizajnerët zgjodhën kohën e Romës së lashtë, por edhe për shkak të dizajnit antik të njohur për luksin që e ofronin ato shtëpi asokohe.
Koncepti Domus është zhvilluar në partneritet me kompaninë irlandeze Rob Doyle Desing. Anija është 40 metra e gjatë, dhe ofron hapësirë të mjaftueshme në dy kate.
E tërë anija ka 800 metra katror, falë hapësirës së ndarë në dy pjesë. Anija posedon gjashtë kabina, përfshirë dy për pronarët. Në brendësi ka hapësirë për kinema, kafiteri, palestër fitnesi, pishinë dhe xhakuzi.
Domus është “jahti i parë pa emetim të gazrave”, që do të peshojë mbi 750 tonelata”. Do të përdorë në kombinim energjinë solare, hidrogjeneratorët dhe teknologjinë e djegies së qelizave të hidrogjenit.
Gjatë ditës akumulon energjinë solare që do të shfrytëzohet gjatë natës, e kur ka erëra të forta lundron pa ndihmën e motorëve. /Telegrafi/