Pjesa sipërme e anijes, është dëmtuar pjesërisht, derisa po kalonte nën harkun e një ure në Missouri të Shteteve të Bashkuara.
Kapiteni besohet se nuk e ka llogaritur mirë lartësinë, në një kur kur është rritur niveli i ujit të lumit dhe rrymave ujore, shkaku i rreshjeve të pandërprera të shiut, transmeton Telegrafi.
Përsoni që e ka regjistruar momentin, dëgjohet duke thirrur në sfond, në momentin që anija u aksidentua në strukturën metalike.
Raportohet se kjo anije që shfrytëzohet për nevojat e portit, ka pësuar dëme në pjesën ku ishin sinjalizuesit dhe radarët, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/