Një nga anijet më të mëdha në botë turistike është përplasur në murin e portit në Sicili të Italisë.
Bëhet fjalë për anijen MSC Grandiosa që u përplas në mur, edhe pse nuk kanë kaluar një muaj që kur mbërriti në Palermo, transmeton Telegrafi.
Aksidenti ka bërë që anija 850 milionë dollarë të pësojë dëme, si dhe një copë e madhe e murit të portit të shkatërrohet. E përplasja ka ndodhur si rezultat i erërave të forta dhe dallgëve të trazuara.
Një video amatore e filmuar nga një kalimtar rasti shfaq anijen gjigante duke u përplasur në skajin e murit të portit. Kujtojmë që MSC Grandiosa peshon rreth 181,541 ton dhe është rreth 331 metra e gjatë. /Telegrafi/