Site icon Telegrafi

Anija me 4,000 udhëtarë nuk po e vazhdon lundrimin, pritet rezultati i një udhëtares që besohet se është infektuar me coronavirus

Në një anije që po udhëtonte në brigjet e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, një udhëtare besohet se është infektuar me coronavirus dhe i janë bërë analizat, për të parë nëse është e sëmurë.

Por, derisa rezultatet të arrijnë, anija nuk po e vazhdon udhëtimin dhe 4,000 udhëtarë po qëndrojnë aty pa e vazhduar pushimin e planifikuar, transmeton Telegrafi.

Carnival Panorama bëhet anija e dytë që po qëndron në brigjet e Kalifornisë, ndërsa po bëhen hulumtime nëse këto anije të mëdha, mund të bëhen mundësi të mira për përhapjen e coronavirusit.

Kjo vjen pasi në anija Grand Princess, që është detyruar të ankorohet në po atë zonë, pasi 21 të pranishëm janë sëmurë me coronavirus.

Më e keqja, është se 19 prej tyre janë anëtarë të ekuipazhit dhe mund të kenë infektuar edhe persona të tjerë, derisa po i kryenin shërbimet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version