Roja Bregdetare e Filipineve ka përdorur ujin për të shuar zjarrin që shpërtheu në një traget pasagjerësh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Esperanza Star” po udhëtonte mes provincave kur zjarri filloi në ishullin Bohol.
Zyrtarët thanë se të gjithë 120 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord janë gjetur të gjallë dhe nuk u raportuan viktima.
Shkaku i ngjarjes është ende duke u hetuar. /Telegrafi/