Edicioni i 9-të Festivali i filmit të animuar “Anibar” do të mbahet nga 13 deri në 19 gusht në Parkun Karagaç, në Pejë. Organizatori i festivalit, Vullnet Sanaja, tregoi se slogani i këtij viti do të jetë 50/50, që nënkupton barazinë gjinore e fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ai gjithashtu tregoi se do të jenë gjithsej katër kinema, dy të hapura dhe dy të mbyllua, ku nga 1059 filma sa kishin aplikuar janë përzgjedhur 215 filma që do të shfaqen.
“Këtë vit u hap edhe akademia e animacionit në Pejë e Prishtinë, ku shumica e studenteve janë vajza”, ka thënë ai.
Sanaja gjithashtu njoftoi se do të ketë panele ku do do të marrin pjesë edhe emra të njohur për industrinë në botë, si Kendra Haaland, Mulan e Atlantis dhe Luce Grosejan.
Pjesëmarrës do jenë edhe dy regjisorë nga Netflix.
Zana Cimili tha se nga hulumtimet që janë bërë nëpër botë ka rezultuar se gjysma e studentëve të animacionit janë femra, por që përsëri numrin më të madh sa i përket realizimit të animacioneve e marrin meshkujt. Duke u nisur nga kjo, ajo tha se edicioni i këtij viti ka për qëllim barazinë gjinore në filma dhe animacione.
Përveç filmave të shkurtë, këtë vit do të ketë edhe filma të gjatë. /KP/