Telegrafi

Anibar publikon programin e netëve muzikore

‘1 Bend + 1 DJ’ set është formula muzikore për çdo natë të festivalit ANIBAR nga data 15 deri 21 gusht.

Nga reggae në ska, jazz në funk, rap në hard rock, e zhanre të muzikës elektronike, ANIBAR sivjet argëton me programin më të pasur deri më tani. Kjo harmoni në përzgjedhje i ngjan një minifestivail muzikor që shpaloset në parkun e qytetit me performues nga vendi dhe rajoni.

E hënë / 15.08 / Dita 1
Ylli i hard-rock’ut e metalit shqip Eugen Bushpepa do të hap festivalin dhe javën muzikore të ANIBAR After Parties.
DJ Leo Lumezi kompleton mbrëmjen e parë me tekno set.

E martë / 16.08 / Dita 2
Bendi nga Shkupi Superhiks merr skenën në natën e dytë për ta shpalos një thurje të reggae, ska, swing me elemente folku.
DJ Mendar luan deep house dhe elektro pjesën e dytë të natës.

E mërkurë / 17.08 / Dita 3
Nata e vetme e hip-hop’it sjellë një nga reperët më eksplozivë nga Bregu i Diellit të Prishtinës – Elinel.
Një tekno set po ashtu eksploziv përcillet nga DJ Ersann.

E enjte / 18.08 / Dita 4
Tinguj me thurje të groove, funk, e folk ballkanik vijnë nga Gipsy Groove të premten.
DJ Oda mikson experimental-electronic, nu-disco e pop-electro.

E premte / 19.08 / Dita 5
Hard-rock’u rikthehet natën e katërt me bendin shqiptar Crossbones.
Ndërsa nata transformohet nga dyshja DJ Legoff & DJ Panda.

E shtunë / 20.08 / Dita 6
Të shtunën festivali mirëpret Dren Abazin & Zig Zag Orchestra për ethno fussion, jazz, klezmer, ska e world music.
DJ UranB ndalet në Pejë me setin e kalendarit veror.

E diel / 21.08 / Dita 7
After party i fundit i festivalit mbyllet me drum’n’bass e experimental hip-hop që do miksohet nga DJ DagXbase dhe DJ Jamie Gold

ANIBAR After Parties mbahen në parkun e qytetit Karagaç dhe fillojnë në ora 23:00.