Edhe 3 ditë na ndajnë nga hapja e edicionit të 14-të të festivalit të filmit të animuar Anibar. Sot më 14.07.2023 u mbajtë edhe konferenca për media në të cilën drejtoresha e festivalit Arba Hatashi së bashku me koordinatoren e programit Vita Kasapolli dhe koordinatorën për media Rina Statovci shpalosën të gjithë plan-programin që do të mbahet përgjat shtatë ditëve të festivalit.
Me më shumë se 1509 aplikime nga gjithë bota, këtij edicioni të Anibarit do ju bashkëngjiten plot 138 shfaqje filmash. Katër nga këta filma janë prodhime vendore, tre nga Kosova e një nga Shqipëria. Këta filma përfshijnë një gamë të gjerë temash, stilesh dhe teknikash animacioni dhe janë të ndara në nëntë kategoritë e mëposhtme:
Kategoria garuese:
Gara ndërkombëtare me 18 filma
Gara e studentëve me 24 filma
Gara Ballkanike me 7 filma
Gara e video-animacionit muzikor me 30 filma
Gara e filmiave me temë të drejtat e njeriut me 11 filma
Gara e audiencës së re me 31 filma
Gara e filmit të metrazhit të gjatë me 4 filma
Dy kategoritë jashtë garës:
Panorama Jashtë Garës me 4 filma
Programi Eksperimental me 9 filma
Nuk do të mungojnë as prezantimet ku në kuadër të këtij edicioni do të mbahen gjithsej tre prezantime nga disa nga animatorët dhe artistët më të njohur botëror, ku do të trajtohen tema të ndryshime rreth animacionit.
Prezantimet të cilat do të mbahen përgjatë festivalit janë këto:
1. Eksplorimi i frikës, kuriozitetit dhe lidhjeve të përbashkëta në mediat artistike nga MOTOMICHI
2. South Park nga Eric Stough
3. Ne jemi të gjithë kolazhe – Duke shqyer historinë e animacionit të kolazhit nga Chris Robinson
E si përfundim të çdo dite të festivalit do ti kemi edhe netët muzikore me një program të kuruar për shijen e secilit. Nga disko, repi e deri tek tekno nuk do të mungojnë zhanret e ndryshme të muzikës nga shumë artistë të njohur lokal e ndërkombëtar.
Këto e shumë aktivitete e surpzia pa fund ju presin në qytetin e Pejës. Anibar ju pret me plot dashni nga 17 deri më 23 korrik për një pervojë të paharrueshme. /Telegrafi/