Telegrafi

Anibar me netë të magjishme, të gjitha kinematë me mijëra adhurues të filmit (Foto)

Anibar është Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar në, i cili këtë vit zhvillon edicionin e tij të tetë. Anibar shfaqë filma çdo ditë në kino të ndryshme në Pejë, ku dy prej tyre ndodhen në ambiente të jashtme.

Kino Liqeni është kinoja më e veçantë e Anibarit, ku përpos atmosferës së papërshkrueshme buzë liqenit të Parkut Karagaç, ju poashtu mund të lundroni dhe t’i shikoni filmat në të njejtën kohë.

Kino Kubat është poashtu një kino në ambientet e Parkut Karagaç, ku nën dritën e yjeve, filmat mund t’i shikoni në amfiteatrin e Parkut, dhe të përjetoni netë të paharrueshme verore.

Filmat fillojnë në Kino Liqeni prej orës 20:30, ndërsa në Kino Kubat fillojnë në orën 22:00. Pas filmave, në orën 23:00 fillojnë ndejat në të njejtin park.