Site icon Telegrafi

Anibar Festival hap garën për artistë të rinj të stripave

Sipas njoftimit, stripat e përzgjedhur do të publikohen çdo ditë prej datës 19 deri me 26 gusht në gazetën Zëri, së bashku me shtojcën që do t’i dedikohet festivalit Anibar-it.

“Inkurajoheni të merrni pjesë në garën për stripa, aplikimet janë të mirëpritur nga të të gjithë profesionist ose entuziast e stripa-ve duke u bërë pjesë e garës për shërblimin që do të ndahet nga gazeta Zëri në natën finale të festivalit me 26

gusht, me që rast do të keni mundësi t’i fitoni 150 euro. Duke pasur parasysh natyrën dhe tematiken e festivalit për këtë edicion, i ftojmë artistët që të punojnë stripa me temat e tilla si, mbrojtje të mjedisit, emigrim, të drejtat e njeriut”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e Anibar Festivalit.

Informatat mund t’i gjeni në ueb-faqen e Anibar Festivalit “anibar.com”ose në faqen e Facebookut të festivalit. /Telegrafi/


 

Exit mobile version