Site icon Telegrafi

Angus Deaton fiton Nobelin për ekonomi

Shkencëtari Angus Deaton, e ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi.

Në arsyetimin e vendimit, i cili u shpall sot në Stokholm nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, pos tjerash theksohet se ky çmim prestigjioz iu dha “për analizat e tij të konsumit, varfërisë dhe mirëqenies”.

Angus Deaton është i lindur në Skoci, ndërsa është profesor i ekonomisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara.

Fitues i këtij çmimi prestigjioz vitin e kaluar ishte ekonomisti francez, Jean Tirole.

Ky çmim për ekonomi, nuk është krijuar nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, në vitin 1895, sikur çmimet e tjera të Nobelit, por ky i ekonomisë është themeluar nga Banka Qendrore e Suedisë, në vitin 1968, në shenjë të përkujtimit të Alfred Nobelit.
Ky çmim e bartë me vete shumën prej 975 mijë dollarësh amerikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version