Telegrafi

Angry Birds Space, 50 milionë shkarkime

Për ta arritur këtë shifër masive të shkarkimeve të lojës, kompanisë Rovio Mobile i janë nevojitur jo më shumë se 35 ditë, dhe ky fakt e bën Angry Birds, lojën mobile me rritjen më të shpejtë në treg. 

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Rovio Mobile, duke shprehur entuziazmin e madh për suksesin e serisë Angry Birds Space, kanë thënë se janë duke u bërë gati për diçka edhe më të madhe. 

“Qëndroni me ne, sepse diçka edhe më e madhe po vjen” kanë porositur përfaqësuesit e Rovio Mobile. / Telegrafi /