Site icon Telegrafi

Angry Birds si Super Mario?

Adhuruesit e Angry Birds në Twitter shpërndajnë video dhe fotografi të ëmbëlsirave të cilat i dekorojnë me figurat e lojës së famshme.

Në YouTube, prindërit postojnë video të fëmijëve të tyre që luajnë Angry Birds në pajisje të ndryshme që ata posedojnë. 

Edhe shfaqjet e ndryshme sikur ajo e Conan O’Brien nuk kalon pa huazuar ndonjë shaka, pjesë e së cilës janë edhe karakteret e Angry Birds.

Në krahasimin që mediat e ndryshme i kanë bërë lojës, thuhet se popullariteti i kësaj loje po arrin përmasat e Pac Man, mirëpo themeluesit e biznesit “Rovio” i cili qëndron prapa “zogjëve të inatosur” thonë se një krahasim me video-lojën legjendare Super Mario është një krahasim më me vend, kur kihet parasysh popullariteti në rritje që loja po merr në mbarë botën. / Telegrafi /

 

Exit mobile version