Telegrafi

Angry Birds shkarkohet 100 milionë herë

Për më shumë se tre muaj, kjo shifër është dyfishuar, pasi që numri i shkarkimeve të kësaj loje ka arritur në 100 milionë.

Vetëm gjatë javës së kaluar, kjo lojë është shkarkuar më shumë se 30 milionë herë nga përdoruesit e pajisjeve mobile Android, ndërsa krijuesi i lojës ka thënë se në përgjithësi, loja është shkarkuar më shumë se 100 milionë herë.

Kjo në të vërtetë është një shifër mbresëlënëse, duke e marrë parasysh numrin e shkarkimeve që kanë qenë gjatë muajit dhjetor, ndërsa sot, i njëjti është dyfishuar. / Telegrafi /