Telegrafi

Angry Birds Rio vjen në Android

Versioni i freskuar i lojës Angry Birds ka qenë në dispozicion përmes Amazon App Store, që nga java e kaluar kur është lansuar aplikacioni, ndërsa për Android është vendosur së fundmi dhe është falas, por me përmbajtje të reklamave përbrenda. 

Në sqarimin e kompanisë Rovio, e cila është krijuese e aplikacionit dhe video lojës thuhet se “zogjtë e Angry Birds janë marrë peng dhe kanë arritur në qytetin magjik të Rio de Janeiro, ku misioni i tyre është që t’i shpëtojnë miqtë e tyre nga kidnapuesit qëllim-këqij”. 

Adhuruesit e kësaj loje mund ta shkarkojnë aplikacionin e saj për Android në këtë link: http://bit.ly/g66AW2. / Telegrafi /