Telegrafi

Angry Birds Rio bëhet hit

Angry Birds Rio kushton 0.99 dollarë për iPhone dhe 2.99 për iPad, ndërsa është pa pagesë për Android si pjesë e Amazon Appstore. (Për ta marrë lojën duhet të merrni aplikacionin Amazon Appstore në Androidin tuaj dhe të merrni lojën).

Ky version i Angry Birds është lojë e licencuar, e cila është e lidhur me filmin e animuar “Rio”, i cili nëpër kinema do të paraqitet nga 15 prilli.

Loja e re Angry Birds ofron grafikë më të mirë me prapavijë më të detajuar, mirëpo lojtarët nuk janë të kënaqur me sfidat. /Telegrafi/