Telegrafi

Angry Birds për Android shkarkohet 30 milionë herë

Në anën tjetër, përdoruesit e telefonave me sistemin operativ Android mund ta shkarkojnë lojën falas, dhe këtë gjë ata e kanë bërë më shumë se 30 milionë herë.

Krijuesi i kësaj loje, Rovio Mobile në Game Developers Conference ka njoftuar se loja ka arritur edhe një rekord në Android.
Për momentin, loja mbështetet nga reklamat në Android, ndërsa kjo i mundëson kompanisë Rovio të fitojë rreth 6 dollarë në muaj, dhe vetëm nga platforma e Google.

Përfaqësuesit e Rovios në këtë ngjarje gjithashtu kanë thënë se ata do të ofrojnë versionin e plotë të lojës Angry Birds në Android, në një të afërme jo shumë të largët. Ndërsa, versioni pa reklama i lojës së famshme në Android pritet të kushtojë po aq sa kushton për momentin në sistemin operativ iOS. / Telegrafi /