Telegrafi

Angry Birds feston 2 vjetorin

Nga kompania është thënë se adhuruesit e kësaj loje kanë kaluar gjithsej 1,825 miliard orë në muaj duke e luajtur, kanë gjuajtur me 40 miliard zogj dhe kanë kaluar 266 milion nivele.

Angry Birds fillimisht u paraqit për iOS, gjatë nëntorit të vitit 2009, e më vonë arritën versionet edhe për Android, Symbian, por edhe variantet web dhe desktop. Duke përfshirë versionet e rregullta dhe ato të sezonit, loja në mbarë botën është shkarkuar më se 500 milion herë.

Angry Birds është fituesi i shpërblimeve për lojën më të mirë të të gjitha kohërave për iPhon, lojën më të mirë dhe aplikacionin e vitit si dhe për lojën më të mirë për pajisjet mobile. /Telegrafi/