Telegrafi

Angry Birds edhe për kompjuterë personal

Angry Birds tani ka ardhur në sistemin operativ Windows, dhe ky mund të llogaritet si njëri ndër destinacionet më të dëshiruar për ta luajtur lojën e famshme, e cila tani madje krahasohet edhe me simbolin e video-lojërave, Super Mario.

Mirëpo, pyetja që shumë adhurues të kësaj loje e kanë bërë është për mënyrën se si ata mund ta shkarkojnë lojën e tyre të dashur.

Për ta ndihmuar kompaninë Microsoft, Intel ka ngarkuar lojën e famshme në dyqanin e saj virtual të njohur si AppUp Store, ndërsa kjo është adresa se prej nga mund të shkarkohet Angry Birds. / Telegrafi /