Më shumë se 2.5 milionë njerëz në Angli janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër coronavirusit, ku 30 për qind e tyre janë vaksinuar në javën e fundit.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, më shumë se 25 milionë njerëz në Angli janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
Bëhet e ditur se rreth 900 mijë persona i morën dozat e dyta në javën e fundit, rreth dy herë më shumë se një javë më parë.
Ndryshe, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar tanimë 4.3 milionë raste si pasojë e COVID-19, si dhe 126 mijë viktima. /Telegrafi/