Site icon Telegrafi

Anglia U21 fiton Kampionatin Evropian mes shumë skenave dramatike ndaj Spanjës

Anglia U21 ka fituar Kampionatin Evropian , duke e mposhtur në finale Spanjën me rezultat minimal, 1-0.

Ndeshja nisi me kujdes të shtuar nga të dyja ekipet, por që fundi i pjesës së parë përcaktoi fatin e takimit.

Ishte minuta e 45+4-të e finales, kur Cole Palmer asistoi te Curtis Jones, që shënoi golin e vetëm të përballjes.

Lexo po ashtu Skena të çmendura teksa Ashley Cole u ndëshkua me karton të kuq gjatë finales së Euro U21 mes Anglisë dhe Spanjës

Pas këtij goli u krijua një situatë e shëmtuar, pasi Palmer acaroi pjesën e stafit të Spanjës që ishin në bankinë, ndërsa Ashley Cole u ndëshkua me karton të kuq për zënkën e krijuar në fushë.

Pjesa e dytë pati rastet e saja, mirëpo ishte e heshtur për nga golat.

Furia e Kuqe mori më pas iniciativën, duke shpresuar që së paku të shënonte golin e barazimit, mirëpo nuk ia dolën.

Abel Ruiz mendoi se kishte shënuar në minutën e 51-të për Spanjën, mirëpo u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Fytyra më tragjike e Spanjës ishte pikërisht Abel Ruiz, që dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 90+8-të.

Kështu, Anglia U21 e fitoi Kampionatin Evropian, duke e zbritur nga froni Gjermaninë që e kishte fituar në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version