Telegrafi

Kosova U21 pëson me pesë gola ndaj Anglisë U21

Kosova U21 ka luajtur në “Fadil Vokrri” ndaj Anglisë U21 për kualifikimet për Kampionatin Evropa, duke pësuar humbje me rezultat 5-0.

Anglezët siç ishte pritur ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke e dominuar ndeshjen.

Fillimisht ishte Kean Potter që shënoi për t`i dhuruar epërsinë Anglisë në minutën e 2-të.

Më pas epërsinë e thelloi ylli i Evertonit, Anthony Gordon në minutën e 13.

As pjesa e dytë nuk i këndelli të besuarit e Albert Bunjakit që pësuan edhe tri herë të tjera.

Cameron Archer shënoi dy herë (52’, 72’), ndërsa një autogol i Ilir Krasniqi në minutën e 85-të mbylli ndeshje dhe i dha fitoren “Tre Luanëve”.

Anglia U21 me 25 pikë është e para në Grupin G. Kombëtarja angleze veç e kishte siguruar edhe më herë kualifikimin për në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Kosova U21 renditet e katërta me 11 pikë. Kjo ndeshje edhe për “Dardanët” ishte e parafundit në kuadër të këtyre kualifikimeve. /Telegrafi/