Anglia e ka turpëruar përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll me rezultatin 7-0, në kuadër të Grupit C në garat për kualifikim në EURO 2024.
Anglia dominoi ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa lojtari më në formë i “Tre luanëve” ishte Saka, i cili shënoi “hat-trick”.
Anglia kaloi në epërsi në minutën e 29, kur shënoi Harry Kane, i cili realizoi edhe një tjetër në minutën e 73. Përveç Kane dhe Saka në portën e Maqedonisë së Veriut realizuan edhe Marcus (45′) Rashford dhe Kalvin Philips (64′).
Në Grupin C me tre ndeshje të luajtura Maqedonia e Veriut është në vendin e 4 me tre pikë të arkëtuara, ndërsa përfaqësuesja e Anglisë është në vendin e parë me katër ndeshje të luajtura dhe të gjitha fitore.
Pas Anglisë në vendin e dytë është Ukraina, e cila po ashtu para tre ditëve e mposhti Maqedoninë e Veriut, ndërsa në vendin e tretë është Italia.
E fundit në Grupin C ndodhet përfaqësuesja e Maltës, e cila në katër ndeshje ka po aq humbje./Telegrafi/