Anglia ka triumfuar 2-0 ndaj Ukrainës në përballjen në kuadër të Grupit C në kualifikimet për Euro 2024.
Tre Luanët përfunduan punën qysh në pjesën e parë, duke realizuar dy herë dhe shkuan në pushimin mes pjesëve me një qetësi të madhe.
Golin e parë të ndeshjes e realizoi Harry Kane në minutën e 37-të, kur u asistua prej Bukayo Saka.
Tre minuta më vonë, Ylli i Arsenalit ia doli të realizonte një super gol nga distanca, me një asistim të Jordan Henderson.
Pjesa e dytë ishte disi e zbehtë, me dy ekipet që nuk arritën të krijonin shumë raste për gol.
Keep pushing, lads! ✊ pic.twitter.com/rzcZmWP1Dk
— England (@England) March 26, 2023
Por, Anglia u mundua deri në fund që të rriste epërsinë e tyre duke rrezikuar me anë të Conor Gallagher dhe Jack Grealish, por goditja e tyre u bllokuan, ndërsa ukrainasit tentonin të përfitonin nga ndonjë gabim i anglezëve.
Nikoqirët e mbajtën epërsinë prej 2-0, duke marrë edhe tri pikët e dyta në këto kualifikime për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Gjermani në vitin 2024.
Kjo është fitoja e dytë në po aq ndeshje për Anglinë që është lider i Grupit C me gjashtë pikë, Maqedonia e Veriut me tri sosh, ndërsa Italia, Malta dhe Ukraina ende pa pikë. /Telegrafi/