Site icon Telegrafi

Anglia me tri ndryshime në formacion kundër Kosovës

Gareth Southgate pritet të fillojë me Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell dhe Jadon Sanchon kundër Kosovës.

Anglia në ndeshjen e tyre të katërt të kualifikueseve për Euro 2020 vjen pas fitores bindëse ndaj Bullgarisë me rezultat 4-0 gjersa Kosova ka triumfuar para shikuesve të vetë 2-1 kundër Republikës së Çekisë. “Tre Luanët” janë lider të Grupit A me nëntë, përkatësisht kanë një pikë më tepër se vendi i dytë, “Dardanët”.

Trippier u shpërblye për një fillim të mirë te Atletico Madrid pasi u largua nga Tottenham gjatë verës, por Alexander-Arnold shihet si opsioni afatgjatë në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Në anën tjetër të mbrojtjes, Danny Rose nuk ka pasur shfaqje të mirë kundër bullgarëve dhe pritet të zëvendësohet nga Ben Chilwell i Leicester Cityt.

Talenti i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho është i gatshëm të kthehet në plan të parë duke e zëvendësuar Marcus Rashfordin e Manchester United.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës, Challendes me dy ndryshime kundër Anglisë

Ndryshe, Anglia do të luajë para shikuesve të vetë në stadiumin Southamptonit kundër Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version