Site icon Telegrafi

Anglia do të luajë kundër Gjermanisë në finalen e Euro 2022 për gra

Gjermania do të përballet me Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian të Femrave në stadiumin Wembley pasi mundi Francën në gjysmëfinalen e së mërkurës mbrëma.

Skuadra e Martina Voss-Tecklenburg, e cila synon të sjellë në shtëpi një titull të nëntë në historinë e turneut, mori drejtimin pas një goli të shkëlqyer nga Alexandra Popp.

Sulmuesja 31-vjeçare e VfL Wolfsburg shënoi në minutën e 40-të për t’u bërë lojtarja e parë që shënon në pesë ndeshje radhazi në Euro për gra.

Si rezultat i golave të saj, Popp ka arritur rekordin e Michel Platinit për Francën në Euro 1984 për meshkuj.

Por, katër minuta më vonë, Franca barazoi kur përpjekja e Kadidiatou Dianit u përplas me shtyllën përpara se të godiste portieren Merle Frohms dhe të futej brenda për 1-1.

Ishte një pengesë për gjermanët, por ata vazhduan të tregonin shenja premtuese gjatë gjithë pjesës së dytë dhe në minutën e 76-të, Alexandra Popp shënoi një tjetër gol për të vulosure fitoren me rezultat 2-1.

Sulmuesja me eksperiencë arriti ta shënonte me kokë nga një krosim i shkëlqyer.

Me këtë fitore, Gjermani siguroi finalen e madhe dhe do të përballet me Anglinë në finalen e së dielës.

Anglia siguroi një vend në ndeshjen spektakolare të Wembley pasi golat e Beth Mead, Lucy Bronze, Alessia Russo dhe Fran Kirby siguruan një fitore 4-0 kundër Suedisë të martën. /Telegrafi/

Exit mobile version