Telegrafi

Anglia tashmë ka fituar në një drejtim – kampi më i mirë në Euro 2024 dhe gara me gazetarë pas intervistave

Anglia, rivalja e Spanjës në finalen e Euro 2024, po qëndron sipas shumëkujt në kampin bazë më të mirë në këtë Kampionat Evropian, ku kampi nga shumë konsiderohet si “Bellingham Palace.

Kompleksi ku qëndrojnë ‘tre luanët’ , ka 450 hektarë tokë, tre fusha golfi me gjithsej 45 vrima, një ‘spa’ prej 3000 metrash katrorë, dy fusha futbolli të miratuara nga FIFA, shtatë restorante, ku dy prej tyre janë me yll Michelin…

Federata Angleze gjithashtu krenohet me ‘Media Center’ më të mirë të të gjithë Euro 2024.

FA ka marrë me qira një kështjellë të shekullit të 12-të në zemër të Blankenhain – një qytet i vogël me më pak se 7000 banorë në rajonin e Thuringia – në mënyrë që mediat përgjegjëse për mbulimin e Kampionatit Evropian, angleze dhe jo-angleze, të mund të punojnë në një mjedis të ngjashëm me filmat.

Federata ka qenë e ngarkuar për dekorimin e saj me flamuj anglezë, por duke respektuar traditën. Muret e trasha të kështjellës, muret e gërryera dhe nënkalimet të kthejnë në një epokë tjetër.

Ka të gjitha llojet e objekteve dhe komoditeteve. Dhe, përveç internetit dhe dhomës së punës, ka ushqim (të ëmbël dhe të shijshëm) dhe një dhomë lojërash të pajisur plotësisht për kohën e lirë.  Një ambient shumë futbolldashës, pasi nuk mund të ishte ndryshe.

Mund të luani Subbuteo, por edhe futboll tavoline dhe FIFA… por gjithashtu mund të kaloni kohë edhe me bilardo dhe minigolf. Me pak fjalë, asgjë nuk mungon.

Megjithatë, ‘thesari’ i madh i kështjellës është ‘fshehur’ në dhomën e mediave. Madje edhe trendi që zhvillohet aty pas çdo konference për shtyp. Sa herë ka një dalje publike, një lojtar dhe një gazetar bëjnë një duel në picado. Secili hedh tre shigjeta dhe, logjikisht, fiton ai me rezultatin më të lartë.

Një traditë kurioze e nisur në Botërorin 2018 me synimin për të thyer barrierat, për të ndërtuar ura dhe për të promovuar një atmosferë të mirë mes gazetarëve dhe futbollistëve, e cila është pritur shumë mirë dhe ka dhënë rezultate.

Tani për tani, në mungesë të përditësimeve dhe rishikimeve të fundit të VAR-it , futbollistët po fitojnë (6-4) falë triumfeve të Mainoo (51 pikë), Bowen (51), Kane (41), Guehi (37), Gordon (30) dhe Stones (54).

 

Po më së shumti pikë ka goditur gazetari Andy Dunn nga ‘Daily Mirror’ me 92 sosh. Nga ana tjetër, Toney (7), Wharton (22) dhe Gallagher (26) duhet të përmirësohen në gjuajtje.

“Mes vetë lojtarëve është nisur edhe një garë të brendshme për t’i gjuajtur shigjetat. Fillova të luaja kur isha 8 ose 9 vjeç. Askush nuk më ka mundur ende, jam krenar”, deklaroi Phil Foden.

Eberechi Eze i  Crystal Palace, është bërë viktima e tyre kryesore, pasi edhe vet e pranon që humb shpesh.

“Kemi luajtur shumë lojëra. Sa herë humbet, aq më shumë dëshiron të luash. Themi: kap shigjetat dhe le të luajmë përsëri!” , tregon ai.

Për fatin e Spanjës, finalja nuk vendoset me gjuajtja me shigjeta … pasi duket se Anglia ka stërvitur sytë dhe duart. /Telegrafi/