Përfaqësuesja e Anglisë do ta ketë skuadrën me moshën më të re në “Euro 2016”. Mosha mesatare e Anglisë në Francë është 26 vjeç, më e re se secila Kombëtare në këtë eveniment.
Mirëpo, nëse Kosova do të ishte pjesë e “Euro 2016” me futbollistët që janë ftuar për miqësoren e 3 qershorit me Ishujt Faroe, do t’ia rrëmbente këtë epitet Anglisë, shkruan gazetasheshi.
Mosha e 18 futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaki është 24.3 vjeç.
Futbollisti më i ri i ftuar është 19-vjeçari, Bersant Celina, ndërsa më i moshuari Albert Bunjaku (32-vjeçar). Në këtë listë është vetëm edhe një tjetër lojtar që i kalon të 30-tat, kurse të gjithë të tjerët janë më të ri se 28 vjeç.
Mosha e futbollistëve të Kosovës të ftuar për ndeshjen me Ishujt Faroe
Samir Ujkani – 27 vjeç
Flamur Neziri – 28 vjeç
Loret Sadiku – 24 vjeç
Avni Pepa – 27 vjeç
Bajram Jashanica – 25 vjeç
Lum Rexhepi – 23 vjeç
Fanol Perdedaj – 24 vjeç
Leart Paçarada – 21 vjeç
Enis Alushi – 30 vjeç
Hekuran Kryeziu – 23 vjeç
Mërgim Brahimi – 23 vjeç
Besar Halimi – 21 vjeç
Valmir Sulejmani – 20 vjeç
Bernard Berisha – 24 vjeç
Elbasan Rashani – 23 vjeç
Bersant Celina – 19 vjeç
Flamur Kastrati – 24 vjeç
Albert Bunjaku – 32 vjeç