Site icon Telegrafi

Anglia i shënon tri gola për më pak se dhjetë minuta Panamasë

Kombëtarja e Anglisë ka gjetur edhe golin e tretë, katërt dhe të pestë në ndeshjen e tyre të grupeve ndaj Panamasë.

Anglia ka shënuar dy gola për katër minuta ndaj Panamasë në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Është mesfushori Jesse Lingard, i cili ka shënuar një supergol për 3-0.

https://twitter.com/itswazzz/status/1010864504157229056

Goli i Lingard erdhi nga një distancë rreth 20 metra.

Ky gol u shënua në minutën e 36-të pas asistimit të Raheem Sterling.

Pas vetëm katër minutave, John Stones shënoi me kokë për 4-0.

Për 5-0 shënoi Harry Kane nga pika e bardhë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version