Telegrafi

Anglia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë, disa rikthim interesante te “Tre Luanët’

Trent Alexander–Arnold është mungesa më e madhe për Anglinë në nisjen e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Gareth Southgate ka bërë publike listën për ndeshjet e marsit ndaj San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë, ku përveç mbrojtësit të Liverpoolit është edhe mesfushori sulmues Jack Grealish nuk ka mundur të rikuperohet me kohë nga një dëmtim i pësuar.

Trajneri i “Tre luanëve” ka bërë shumë ndryshime nga grumbullimi i fundit duke rikthyer mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw që për herë të fundit ka qenë i grumbulluar në 2018.

Forma e mirë gjatë këtij edicioni ka detyruar timonierin e Anglisë ta grumbullojë në skuadër edhe Jesse Lindgardin, që luan në huazimi te West Ham.

John Stones i Manchester City është një tjetër rikthim në kombëtaren pasi mbrojtësi mungonte që nga nëntori i 2019-ës.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e plotë të Anglisë për ndeshjet eliminatore të muajit mars përfshirë edhe sfidën ndaj Shqipërisë.