Telegrafi

Anglia përmbys Egjiptin

Faraonët kaluan të parët ne epërsi me anë të Mohamed Zidan (23’) dhe me avantazh minimal prej 1-0 mbyllën pjesën e parë.

Mirëpo, në pjesën e dytë, anglezët u treguan efikas duke arritur të shënojnë tre gola.

Njëherë Peter Crouch barazoi rezultatin (57’), ndërsa Shaun Wright-Phillips krijoi epërsinë për Anglinë (75’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Crouch me golin e dytë personal në ndeshje (80’). /Telegrafi/