Edhe pse para disa ditësh mposhtën kampionin botëror Gjermaninë, Anglia është kthyer në realitetin e saj duke pësuar nga Holanda (2-1).
Anglezët e nisën më mirë takimin pasi kaluan në epërsi të parët me Jamie Vardyn në minutën e 41-të.
Por në pjesën e dytë anglezët pësuan dy herë. Fillimisht ishte Vincent Janssen që shënoi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Nuk vonoi shumë dhe ‘Tre Luanët’ pësuan edhe golin e dytë me anë të Luciano Narsingh, i cili në mënyrën më të mirë shndërroi në gol një gabim të mbrojtjes.
Anglia ditë parë e kishte mposhtur Gjermaninë 3-2. /Telegrafi/
1-0: Jamie Vardy nuk ka të ndalur, shënon edhe ndaj Holandës.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-29
1-1: Vincent Janssen barazon rezultatin ndaj Anglisë.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-29