Kombëtarja e Anglisë pa asnjë dyshim se është një prej favoritëve për ta fituar Euro 2016, pasi ka dëshmuar pedigrenë për këtë garë duke mposhtur gjigantin tjetër Portugalinë me rezultat minimal 1-0 në Wembley të Londrës.
Dueli u zhvillua në prani të 90 mijë shikuesve në Londër të cilët panë një lojë të balancuar me dominim të lehtë të Anglisë në pjesën e parë që kishte rastet e shënimit.
Portugalia në minutën e 35-të mbeti me një lojtar më pak në teren, kur Bruno Alves u përjashtua pas një ndërhyrje horror në Harry Kanen.
Me të filluar pjesa e dytë Anglia bëri disa zëvëndësime dhe në fund të ndeshjes ishte Raheem Sterling ai që ndihmoi Chris Smallingun që të realizojë për 1-0 dhe fitoren e Portugalisë (86′).
Me këtë fitore Anglia vërteton kredencialet për trofe në Euro 2016 si një prej ekipeve më kualitative, teksak Portugalia lë shumë për të dëshiruar para startit të kompeticionit të madh të futbollit evropian. /Telegrafi/