Telegrafi

Anglia në kërkim të fitores ndaj Hungarisë – formacionet zyrtare

Anglia është nikoqire e Hungarisë në Molineux Stadium, ku zhvillohet ndeshja e katërt në kuadër të Grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Tre Luanët akoma nuk i janë gëzuar fitores pas tri ndeshjeve dhe ndodhen në fund të grupit me vetëm dy pikë, nga dy barazime dhe një humbje.

Në anën tjetër, hungarezët kanë një fitore, një barazim dhe një humbje, dhe me katër pikë pozicionohen në vend të dytë.

Trajnerët Gareth Southgate dhe Marco Rossi i kanë zgjedhur formacionet, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Anglisë: Ramsdale; Walker, Stones, Guehi, James; Bellingham, Phillips, Gallagher; Saka, Kane, Bowen.

Formacioni startues i Hungarisë: Dibusz; Lang, Orban, At.Szalai; Fiola, Schafer, A.Nagy, Styles; Sallai, Szoboszlai; Ad.Szalai.

/Telegrafi/

(Foto: uefa.com)