Site icon Telegrafi

Anglia në epërsi ndaj Serbisë – gol dhe rekord për Jude Bellingham

Jude Bellingham ka thyer rekordin për t’u bërë lojtari më i ri evropian që është paraqitur në tre turne të mëdha ndërkombëtare dhe këtë e festoi me gol ndaj Serbisë.

Mesfushori Bellingham luajti në Euro 2020, Kupën e Botës në 2022 dhe tani në Euro 2024 dhe të gjitha këto i arriti para se të mbushte 21 vjeç.

Bellingham arriti t’i japë epërsinë Anglisë në ndeshjen e parë kundër Serbisë në Euro 2024, kur shënoi me kokë në minutën e 13-të për 1-0.

 

Jude shijoi një sezon të jashtëzakonshëm debutues me Real Madridin, ku fitoi tre trofe duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe La Liga. ndërsa tani është vënë në ndjekje të Kampionatit Evropian.

Nëse paraqitet mirë edhe me Anglinë në Euro 2024, ai padyshim do të jetë kandidat kryesor për ‘Topin e Artë’. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version