Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka publikuar listën e skuadrës së Anglisë për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.
Anglia shkuan deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku u befasuan mposhtën në vazhdime nga Kroacia.
Kjo arritje deri në gjysmëfinale ka bërë që trajneri Southgate të besojë në shumicën e futbollistëve që ishin pjesë e Kampionatit Botëror.
Lojtarët e rinj të ftuar nga trajneri anglez janë Luke Shaw, Joe Gomez, Danny Welbeck dhe portieri Alex McCarthy.
Në anën tjetër jashtë listës kanë mbetur Ashley Young dhe të pensionuarit nga futbolli ndërkombëtar, Gary Cahill dhe Jamie Vardy.
Anglia do të luajë me 8 shtator ndaj Spanjës, ndërsa tri ditë më vonë do luajnë me Zvicrën.
Portierët: Alex McCarthy (Southampton), Jordan Pickford (Everton), Jack Butland (Stoke City)
Mbrojtësit: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Fabian Delph (Manchester City), John Stones (Manchester City), James Tarkowski (Burnley), Kieran Trippier (Tottenham Hotspur), Kyle Walker (Manchester City), Danny Rose (Tottenham Hotspur), Luke Shaw (Manchester United), Harry Maguire (Leicester City), Joe Gomez (Liverpool)
Mesfushorët: Dele Alli (Tottenham Hotspur), Eric Dier (Tottenham Hotspur), Jordan Henderson (Liverpool), Adam Lallana (Liverpool), Jesse Lingard (Manchester United), Ruben Loftus-Cheek (Chelsea)
Sulmuesit: Harry Kane (Tottenham Hotspur), Alex Marcus Rashford (Manchester United), Raheem Sterling (Manchester City), Danny Welbeck (Arsenal)
/Telegrafi/