Një lehtësim i madh i rregullave të udhëtimit për njerëzit që hyjnë dhe dalin nga Anglia është bërë i ditur nga Sekretari i Transportit, Grant Shapps.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nga 4 tetori sistemi aktual për kategoritë e ndara për sa i përket vendeve me rrezik të lartë, me ngjyra sikurse të kuqe, portokalli dhe jeshile do të hiqet dhe do të zëvendësohet vetëm me një listë të kuqe.
Secili vend që nuk gjendet në listën e kuqe konsiderohet në listën e gjelbër dhe i ‘pastër’ për udhëtime – nuk do të ketë më listë portokalli.
Gjithashtu nga 4 tetori, udhëtarët të cilët janë plotësisht të vaksinuar nuk do të kenë më nevojë të bëjnë një test para nisjes për të udhëtuar në Angli nga vendet e listës jo të kuqe. /Telegrafi/
TRAVEL UPDATE?: we’re making testing easier for travel ?? From Mon 4 Oct, if you’re fully vax you won’t need a pre-departure test before arrival into England from a non-red country and from later in Oct, will be able to replace the day 2 PCR test with a cheaper lateral flow.
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) September 17, 2021