Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Anglisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.
Të parët ishin ‘Dardanët’ ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Valon Berisha qysh në minutën e parë me asistimin që i bëri Vedat Muriqi.
Epërsia e jonë zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Raheem Sterling (8’) i barazoi shifrat nga asistimi që pranoi nga Harry Kane.
Më pas dyshja angleze i ndërruan pozicionet për ta përmbysur rezultatin në minutën e 19-të për 2-1.
Kosova ishte e pafat, pasi Mërgim Vojvoda (38’) shënoi auto-gol, derisa Jadon Sancho shënoi edhe dy herë për 5-1 (44’ dhe 45’+1).
Anglia ishte për një nuancë më e mirë se tanët për nga posedimi i topit, pasi ishte 58 për qind me 48 për qind.
‘Tre Luanët’ kishin gjithsej shtatë goditje në drejtim të portës derisa pesë përfunduan në kornize, derisa nga ana tjetër Kosova pati katër të prej të cilave një përfundoi në kornizë. /Telegrafi/
Statistikat e pjesës së parë
Anglia | Kosova | |
5 | Gola | 1 |
7 | Goditje totale | 4 |
5 | Brenda kuadratit | 1 |
2 | Jashtë kuadratit | 3 |
0 | Bllokada | 2 |
3 | Goditje nga këndi | 0 |
0 | Pozita jashtë loje | 1 |
58% | Posedimi | 42% |
0 | Kartonë të verdhë | 1 |
0 | Kartonë të kuq | 0 |