Anglia po përgatitet për ndeshjen e madhe së të dielës, ku në Berlin do të sfidojë Spanjën për trofeun e kampionit të Evropës.
Anglia dhe Spanja arritën në finale duke i mposhtur në gjysmëfinale, Holandën dhe Francën, brenda 90 minutave.
Kyle Walker, një nga titullarët e padiskutueshëm të Gareth Southgate, shprehet i bindur se shokët e tij në repartin e mbrojtjes janë të duhurit për të ndalur yjet e Spanjës, si Nico Williams dhe Lamine Yamal.
“Unë do t’i jap Nico Williams atë respekt që i jap të gjithë kundërshtarëve, por edhe ai duhet të më respektojë. Do të jetë një sfidë e bukur.
“Lamine Yamal? Për një djalosh në atë moshë është diçka e mrekullueshme ajo që po prodhon. Mua nuk do të më vinte keq nëse ai nuk do të ishte gati për ndeshjen e radhës. Por, mendoj se kemi në dispozicion lojtarët e duhur për t’i mbyllur hapësirat”, deklaroi Walker. /Telegrafi/