Kombëtarja e Anglisë është grumbulluar për ndeshjet e muajit tetor ku do t’i luaj dy në Ligën e Kombeve.
‘Tre Luanët’ fillimisht më 10 tetor do të përballen me Greqinë në Wembley dhe pastaj tre ditë më vonë luajnë në udhëtim te Finlanda në Helsinki.
Por para këtyre dy ndeshjeve kanë ndodhur probleme me lëndime te ‘Tre Luanët’ dhe tre yje të skuadrës kanë humbur këto dy sfida.
Kobbie Mainoo, @EzriKonsa and @Morgangibbs27 have withdrawn from the #ThreeLions squad following injuries sustained over the weekend.
Speedy recovery, lads! 👊
— England (@England) October 7, 2024
Morgan Gibbs-White, Ezri Konsa dhe Kobbie Mainoo janë larguar nga grumbullimi dhe kanë humbur dy ndeshjete Ligës së Kombeve të Anglisë kundër Greqisë dhe Finlandës.
Sipas deklaratës zyrtare, treshja janë tërhequr nga skuadra për shkak të lëndimeve që kanë marrë fundjavën e kaluar.
Menaxheri i përkohshëm Lee Carsley nuk ka në plan të zëvendësojë lojtarët që largohen me askënd. /Telegrafi/
Ready to go again. 🦁🦁🦁
— England (@England) October 3, 2024