Telegrafi

Anglia humb sponsorin

Federata Angleze duhet të kërkojë tani një sponsor të ri para ndeshjes miqësore ndaj Hungarisë më 11 gusht. Ky largim i Nationwide vjen pasi Federata Angleze refuzoi ofertën prej 20 milionë funtesh.

Anglia humbi vitin e kaluar edhe shumë partnerë të të drejtave televizive, me transmetuesin Setanta që u detyrua të largohej. Sponsorizimi i Nationwide në kombëtaren angleze përfshiu reklamimin nëpër fanella dhe bileta në të gjitha stërvitje dhe gjithashtu reklama gjatë konferencave për shtyp ashtu si edhe gjatë ndeshjeve. /Telegrafi/