Site icon Telegrafi

Anglia heq statujën e Michael Jacksonit pas transmetimit të dokumentarit që e akuzon për pedofili

Statuja e Michael Jacksonit është hequr nga Muzeu Kombëtar i Futbollit të Mançesterit, në Angli.

Vendimi vjen pas një dokumentari të diskutueshëm televiziv, që është transmetuar këto ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

Statuja e Jacksonit 2.2 metra e lartë, u dhurua në muze nga ish-kryetari i Fulham FC, Mohamed Al Fayed pesë vjet më parë.

Z. Al Fayed instaloi fillimisht statujën prapa stendës së Hammersmith në terrenin e Vilës së Fulhamit.

Megjithatë, pronari i ri, Shahid Khan, e kishte marrë atë në vitin 2013.

Vendimi i Muzeut Kombëtar të Futbollit (NFM) për heqjen e statujës së yllit të popit është planifikuar “prej disa muajsh”.

Një zëdhënës i muzeut tha: “Planet kanë qenë duke u zhvilluar për disa muaj për të hequr statujën e Michael Jacksonit nga shfaqja si pjesë e planeve tona në vazhdim për të përfaqësuar më mirë historitë që duam të tregojmë për futbollin”.

“Si rezultat i kësaj, statuja tani është hequr”, ka thënë ai.

Lajmi është bërë viral gjithandej, aq më tepër tani që Michael Jackson është shndërruar në titujt kryesorë të mediave pas transmetimit të dokumentarit të Channel 4.

Dy burra me emrat James Safechuck dhe Wade Robson, pohojnë se ata janë abuzuar seksualisht nga Jackson kur ishin fëmijë.

Familja Jackson ka folur për pretendimet, duke këmbëngulur se dokumentari “nuk po thotë të vërtetën” dhe është bërë “gjithçka për para”. /Telegrafi/

Exit mobile version