Anglia ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Finlandës në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kombeve.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 18-të kur Angel Gomes me një pasim të mençur e gjeti brenda zonës Jack Grealish i cili shënoi për rezultatin 1-0.
Finlanda pati një mundësi shumë të mirë për të barazuar shifrat kur në minutën e 38-të Fredrik Jensen gjuajti mbi portën e Dean Henderson.
‘Tre Luanët’ eventualisht gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Trent Alexander-Arnold i cili në minutën e 74-të shënoi një gol të bukur për 2-0 nga gjuajtja e lirë.
Për t’i dhënë fund shpresave të finlandezëve për rezultat pozitiv u përkujdes Declan Rice që në minutën e 84-të shënoi për 3-0 pas asistimit të Ollie Watkins.
E tëra çfarë vendasit ia dolën të bëjnë në këtë përballje ishte goli i Arttu Hoskone i cili me kokë realizoi për rezultatin përfundimtar të takimit 3-1.
Anglia tashmë shkon në kuotën e nëntë pikëve në grup dhe mban pozitën e dytë me po aq pikë sa ka lideri Greqia të cilët mbajnë vendin e parë shkaku i fitores në përballje direkte./Telegrafi/