Telegrafi

Anglia fiton lehtësisht ndaj Amerikës, Rooney pensionohet nga Kombëtarja

Anglia ka mposhtur lehtësisht Amerikën në ndeshje miqësore të zhvilluar në Wembley 3-0.

Kombëtarja e udhëhequr nga Gareth Southgate ka triumfuar pa problem ndaj amerikanëve në një ndeshje që ishte lamtumirë për Wayne Rooneyn.

Në minutën e 26-të erdhi goli i parë në ndeshje me autor Jese Lingard që shënoi pas asistimit nga Dele Alli.

(Photo by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Vetëm një minutë më vonë, Jadon Sancho asistoi për Alexander-Arnold që shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë në fushë u inkuadrua Wayne Rooney, duke zëvendësuar Jese Lingardin.

Me tu futur Rooney në fushë, të gjithë të pranishmit në Wembley u ngritën në këmbë duke nderuar atë.

Goli i tretë erdhi nga sulmuesi Callum Wilson që realizoi në minutën e 77-të.

Rooney pensionohet nga Kombëtarja e Anglisë pas 15 viteve si pjesë e ekipit të parë.

33-vjeçari me Kombëtaren angleze ka 119 paraqitje ku ka shënuar edhe 53 gola. /Telegrafi/