Site icon Telegrafi

Anglia fiton Kampionatin Evropian për gra në futboll, mposht në vazhdime Gjermaninë

Gratë e Anglisë kanë triumfuar në Kampionatin Evropian , duke e mposhtur Gjermaninë në një finale emocionuese, ku fituesi u caktua në kohën shtesë.

Anglia mundi Austrinë, Norvegjinë, Irlandën e Veriut, Spanjën dhe Suedinë në rrugën e tyre për në finale.

‘Tre Luanët’ dukeshin të rrezikshëm që në minutën e parë, por që pjesa e parë nuk soli gola.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të, Ella Ann Toone shënoi për 1-0.

Megjithatë, Gjermania nuk vonoi shumë dhe pas 10 minutash barazoi në 1-1 me Lina Magull.

Pas një sërë rastesh për të dyja skuadrat, spektakli i së dielës shkoi në kohën shtesë.

Por në minutën e 110-të, sulmuesja e Man Cityt, Chloe Kelly, shënoi golin që doli të jetë i fitores.

https://twitter.com/RobertoRojas97/status/1553808989690929152

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Anglia triumfoi në Kampionatin Evropian për gra. /Telegrafi/

Exit mobile version