Kombëtarja e Anglisë ka fituar me vështirësi ndaj Tunizisë me rezultat të ngushtë 2-1.
Tre Luanët e kanë nisur Kupën e Botës “Rusia 2018” me një fitore të vuajtur, e cila erdhi vetëm në fund të ndeshjes.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi anglezëve, të cilët rrezikuan shumë herë, por vetëm një herë gjetën portën, po aq sa edhe tunizianët.
Anglezët rrezikuan me Jesse Lingard, Raheem Sterling e John Stones, por vetëm Harry Kane ishte ai që gjeti portën.
Kapiteni i Anglisë u tregua i saktë në minutën e 11-të, duke shënuar nga afërsia për epërsinë 1-0.
Megjithatë, Tunizia arriti të shkoj në pushim me barazim pasi Ferjani Sassi (35′) shënoi nga penalltia për 1-1.
Në pjesën e dytë, përsëri Anglia pati dominimin duke kërkuar golin e epërsisë, por Tunizia ia vështirësoi punën duke u mbrojtur shumë mirë.
Kur pritej që ndeshja të përfundoj ishte përsëri Kane, i cili në minutat shtesë ia siguroi fitoren me një gol me kokë për 2-1.
Pas kësaj fitore, Anglia e barazon Belgjikën në Grupin G me tri pikë, ndërsa Panama dhe Tunizia mbeten pa pikë.
Anglia në ndeshjen e ardhshme të grupeve luan ndaj Panamasë, ndërsa Belgjika ndaj Tunizisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Footy_Matrix/status/1008774579261755393
https://twitter.com/DeFutbollMX/status/1008785056670732288
https://twitter.com/Footy_Matrix/status/1008799364637249536