Kosova U-21 e ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë kundër një gjiganti ndaj Anglisë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të Anglisë.
Ishte ylli i ri i Manchester Cityt, Phil Foden, ka shënuar në minutën e 25-të.
Kosova ka mbetur pa lojtarin e saj Lirim Mema, që është lënduar rëndë. Ai e ka lëshuar fushën me lot në sy.
Djemtë tanë kishin dy raste. Në njërin prej tyre, Lirim Kastrati dështoi të shënonte në portën e boshatisur.
Kosova do të tentojë të shënojë në pjesën e dytë./ Telegrafi/